BALLKAN, 16 Korrik 2025, 22:17

Një ndërtesë banimi përfshihet nga zjarri në Prishtinë, qytetarët në panik

Një ndërtesë banimi përfshihet nga zjarri në

Çatia e një ndërtese banimi te Parkut i Qytetit në Prishtinë është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së mërkurë.

Sipas raportimeve, flakët kanë përfshirë njërën nga banesat në këtë zonë, duke e kapluar pastaj edhe kulmin.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësit për të ndërhyrë dhe parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Një ndërtesë banimi përfshihet nga zjarri në

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo çfarë është shkaku i zjarrit.

Pamje nga vendi i ngjarjes janë publikuar të cilat janë publikuar në rrjetet sociale, shfaqin ndërhyrjen e ekipeve emergjente.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje rreth rastit në orët në vijim.