TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjashtë personat e vrarë në Greqi janë bashkëpunëtorët e kryemafiozit Baris Boyun, i cili është kapo i bandës së vrasësve me pagesë, shkruajnë mediat turke.
Shtypi turk raporton se Baris Boyun është përfshirë në një sërë sulmesh të armatosura në Turqi dhe tani jeton në Itali si i arratisur. Ai është i njohur për bandën e vrasësve me motoçikleta që themeloi në Stamboll dhe është tentuar të vritet disa herë jashtë vendit në të kaluarën.
Sipas raportimeve, hetimet për ekzekutimet, të cilat thuhet se kanë ndodhur për shkak të larjeve të hesapeve mes mafiozëve, vazhdojnë dhe janë zbuluar identitetet e 6 të vdekurve. Autoritetet greke po bëjnë përpjekje për kapjen e autorëve që u larguan me makinë nga vendi i krimit.
Gjashtë personat u ekzekutuan më armë zjarri pasditen e 11 shtatorit në Loutsa të Greqisë ndërsa kanali grek i CNN, raportoi se të gjitha viktimat dyshoheshin se ishin shqiptarë. Masakra ndodhi mes rrugëve Arionos dhe Acropoleos në Loutsa, zonë pranë Athinës rreth orës 18.41 sipas orës lokale. Fillimisht u raportua se viktimat ishin me prejardhje rome, por pasi policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe rrethoi vendin e krimit, media greke CNN shkroi se viktimat ishin shqiptarë.
Viktimat po lëviznin me një makinë “Ford Focus” me targa “RR-6666”. Disa nga të vrarët u gjetën brenda automjetit të pajetë, të tjerët jashtë makinës të shtrirë përtokë. Dyshimet paraprake janë për larje hesapesh midis grupeve kriminale ndërsa shërbimet e policisë gjetën në vendin e ngjarjes 25 gëzhoja pistolete 9 milimetërshe.
Autorët u raportua se u larguan me një motoçikletë dhe një makinë me ngjyrë të zezë tip “Ford” me targa shqiptare false. Policia greke ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve, ndërsa në të njëjtën kohë po mbledh dëshmitë e banorëve dhe sekuestrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë, të cilët mund të zbardhin detaje mbi autorët. Policia ka dhënë urdhër pranë porteve dhe aeroporteve si dhe kufijve tokësorë të vendit që të kenë vigjilencë të shtuar për gjetjen e autorëve. Specialistët e kriminalistikës thonë se egërsia e ekzekutimit, tregon një plan veprimi të mirëorganizuar, nga vrasës profesionistë, të cilët kanë përfunduar një prej të ashtuquajturave kontrata të vdekjeve, por e tillë si kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në Greqi.