TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një grua ka vdekur pas plagëve që mori si pasojë e një aksidenti që ndodhi dje mes dy makinave në rrugën “Adem Jashari” në Malishevë.
Nga ky aksident kanë mbetur të lënduara edhe pesë gra të tjera dhe një burrë.
“Rr. Adem Jashari, Malishevë 15.08.2025 – 13:39. Dy vetura me targa lokale janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe gjashtë femra. Nga lëndimet e marra njëra nga viktimat femër kosovare ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.