BALLKAN, 17 Korrik 2025, 16:07

Aksident i frikshëm në Greqi/ Treni periferik përplaset me makinën në Patra, shoferi ngel i bllokuar brenda mjetit

Aksident i frikshëm në Greqi/ Treni periferik përplaset me

Një aksident rrugor ka ndodhur në shinat hekurudhore në Patra ku një makinë u përplas me një tren periferik që po kalonte të enjten pasdite.

Sipas raportimeve ,shoferi i automjetit mbeti i bllokuar në sediljen e mjetit, por forcat zjarrfikëse arritën që ta shpëtonin.

Aksidentet autombilistike kanë ndodhur shumë shpesh në këtë zonë, ku prillin e kaluar një grua mbeti e plagosur pas përplasjes me trenin periferik.