TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas ngritjes së temperaturave me tre gradë, avokati ynë i ditur, por edhe shumë i njohur, Spartak Ngjela, bëri në emisionin e Adi Krastës, këtë deklaratë bombë:
- Ke dëgjuar ndonjëherë të flas unë pas amerikanëve? Jo, ata flasin gjithmonë pasi kam folur unë...
Me këtë deklaratë avokati me famë botnore, Spartak Ngjela, u tregoi për herë të parë shqiptarëve, se amerikanët, po zbatojnë me përpikmëri në Shqipëri, gjithë botëkuptimin, që avokati ka për demokracinë dhe zbatimin e saj në këtë vend dhe më gjerë.
Nënvizojmë, se këtë botëkuptim dhe të gjitha njohuritë për demokracinë, qeverisjet dhe shtetin, avokati e ka mësuar në burg, ku çdo gjashtë muaj, ndërtonte një qeveri dhe vetëshpallej gjithmonë kryeministër. Një pjesë e mirë e të burgosurve, nga ata që kanë mbetur gjallë, kujtojnë me nostalgji kohën e burgut, kur avokati i emëronte në poste të rëndësishme. Në postet e arsimit, për shkak të diturive që kishin, avokati vendoste gjithmonë priftërinj katolikë.
Atë që dje bënte në burg, sot avokati ynë i ndritur po e bën në rrjetet sociale, duke mësuar dhe këshilluar amerikanët, se si të veprojnë dhe sillen, në Shqipëri dhe Ballkan.
VIDEO:
/TPZ.al/ Tej e këtej/