TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jo më larg se dje, Sokol Balla, është shfaqur në një intervistë, me një gazetare të Vizion Plus, në pyllin e vetëm të Tiranës, tek Liqeni Artificial.
Pikërisht aty, në qendër të pyllit, Balla ka deklaruar për herë të parë, se ka udhëtuar në mbi 110 vende të botës, pra në më shumë vende, sa kanë njohur Kosovën si shtet.
Udhëtimet e Sokol Ballës, fillojnë që nga viti 1998, kur punonte si gazetar i BBC-së në Londër dhe siç do ta ndiqni në video, ndjekin një ritual shumë të çuditshëm, sipas ndryshimit të orës në botë.
Për dhjetëra vjet, edhe Fevziu ynë, është përpjekur me të gjitha fuqitë, jo vetëm ta ndjekë, por edhe ta rivalizojë Sokol Ballën, për të mos mbetur aspak mbrapa në sasinë e udhëtimeve. Kanë kontribuar dhe ndihmuar në këtë rast në favor të Fevziut, edhe figura të njohura dhe shumë publike si, Samir Mane, Endri Fuga, Ben Blushi, apo deri edhe Sandër Frangaj. Kur këta janë lodhur, Fevziut i është gjendur pranë Baton Haxhiu, i cili e ka shoqëruar në 65% të udhëtimeve të tij.
Edhe pse Fevziu ka shkuar në Myanmar, që përndryshe, siç thotë edhe vetë Fevziu, konsiderohet si Fundi i Botës, nuk ka mundur asnjëherë ta barazojë numrin e udhëtimeve me atë të Sokol Ballës.
Pra, siç kuptohet nga intervista e vetë Ballës, ky i fundit, me pallë në dorë , ka mundur që i vetëm, pa asnjë ndihmë, ta lërë Fevziun shumë mbrapa...
Ja çfarë deklaron Balla në intervistën për Vizion Plus:
/Tej e këtej/ TPZ.al/