AKTUALITET, 4 Nëntor 2020, 12:37

Arjana Fullani kërkesë KPA-së: I qëndroj dorëheqjes, mos më hiqni statusin e magjistratit

Arjana Fullani kërkesë KPA-së: I qëndroj dorëheqjes,


Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, bashkëshorte e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka dalë sot para KPA-së.

Fullani ka ankimuar përjashtimin për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Fullani ka deklaruar para komisionit se i qëndron dorëheqjes, por kërkon që të mos i hiqet statusi i magjistrates.

Arjana Fullani bëri kërkesë më 16 tetor për pezullimin e vendimit për pezullimin e saj, vendim i marrë nga KPK-ja, në korrik të vitit 2019, dhe KPA-ja vendosi të mbajë sot seancën.

Arjana Fullani ka ushtruar funksionin e gjyqtares së Gjykatës së Lartë në periudhën korrik 2008 – korrik 2017.

Më datë 29.06.2017, Gjykata e Lartë vendosi deklarimin e mbarimit të mandatit 9-vjeçar të ushtrimit të detyrës së gjyqtares Fullani si gjyqtare e Gjykatës së Lartë.