AKTUALITET, 8 Mars 2020, 23:28

Ardhja e refugjatëve, Panariti: Presidenti dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare ta shqyrtojnë urgjentisht situatën

Ardhja e refugjatëve, Panariti: Presidenti dhe Këshilli i

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, me anë të një statusi në rrjetet sociale shkruan se, Presidenti e Këshilli i Sigurisë Kombëtare duhet të shqyrtojnë urgjentisht situatën, pas ardhjes në vendin tonë të refugjatëve.

Panariti thekson se, kjo duhet bërë, pasi ekziston mundësia që në mesin e emigrantëve të ketë aktivistë politikë që duan riorganizim këtu ose luftëtarë të huaj të rrezikshëm.

Postimi i Edmond Panaritiy:

Presidenti dhe Keshilli i Sigurisë Kombëtare duhet të shqyrtojnë me urgjencë transferten masive të refugjatëve brenda territorit shqiptar!

Populli shqiptar e ka per traditë mikpritjen dhe strehimin e te huajve ne nevoje dhe te kercenuar ne vendet e tyre! Kjo dihet!

Po ashtu vendi, besoj i ka permbushur dhe madje tejkaluar detyrimet ne perballjen e krizave humanitare, madje shumë me teper se vende te fuqishme pereth.

Dua të perqendrohem vetëm te siguria kombëtare, packa se çështja e refugjatëve eshte me komplekse se kaq.

Separi duhet qe Keshilli i Sigurisë Kombëtare të njihet me hollesite dhe rrethanat e kesaj transferte masive refugjatesh?

Perse?

Po rendit disa arsye :

1.Ka mjaft studime qe deshmojne se refugjatet nga zonat e luftes, mbartin rrezikun e destabilizimit te vendit prites. Kjo mund te vije ne formen e aktivisteve politike te cilet mund ta perdorin vendin si baze riorganizimi te rezistencës.

2.Vendi prites mund te shndërrohet ne strehim luftetaresh te cilet nen masken e refugjatëve, mund te futin arme dhe te behen bartes te ideologjive destabilizuese.

3.Keshilli i Sigurisë Kombëtare duhet te njihet me koheqendrimin e refugjateve dhe hollesite e fatit te tyre afat mesem dhe afat gjatë.

Eshte urgjente që Presidenti dhe Keshilli i Sigurisë te shqyrtojnë dhe shprehen per kete ceshtje!