BOTA, 2 November 2026, 17:58

Arabia Saudite rrëzon dy dronë mbi Riad, dyshohet se i përkisnin rebelëve të Houthit  

Arabia Saudite rrëzon dy dronë mbi Riad, dyshohet se i përkisnin

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi sot se ka rrëzuar dy dronë në zonën e Riadit që dyshohet se ishin hedhur nga grupi rebel i Houthive.

“Sot ne bëmë rrëzimin dhe shkatërrimin e dy dronëve në zonën e Riadit”, deklaroi zëdhënësi i koalicionit, Turki al-Maliki, në një postim në X.

Vlen të theksohet se koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite mbështet qeverinë jemenase kundër Huthëve pro-iranianë.