LIFESTYLE, 1 Dhjetor 2020, 21:09

Anxhela Peristeri reagon për herë të parë për “fitoren” në Festivalin e Këngës

Anxhela Peristeri reagon për herë të parë për


Pak ditë më parë bëri bujë në media lajmi se Anxhela Peristeri është përzgjedhur si fituese e Festivalit të Këngës. Drejtori artistik Martin Leka sqaroi zërat për abcnews.al, duke thënë se është e pamundur të ndodhë diçka e tillë dhe se kjo po bëhet për të ulur figurën e festivalit.

Vetë protagonistja e këtyre spekulimeve, Anxhela Peristeri ka sqaruar në një intervistë për “Syri i keq” se gjithçka që është publikuar në portale nuk është e vërtetë, ndërsa e cilësoi lajmin si një budallallëk me brirë.

“Nuk kam dashur të flas farë për këtë pjesë, pasi ishte një budallëqe me brirë. Portalet duhet të kenë kujdes se nga i marrin lajmet sepse ky lajm është marrë nga Facebook i një personi, që ka bërë një parashikim personal dhe më pas e kanë nxjerrë si një lajm zyrtar.

Ndërkohë dhe Era Rusi në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit” e cilësoi këtë ngjarje skandaloze, pasi sipas saj mediat janë bazuar tek një postim i marrë nga një profil personal në facebook. “Nuk mund të marrim për bazë çdo gjë që shkruhet nëpër facebook. Ishte një lojë mediatike dhe atij bravo i qoftë që i vuri në lojë. Kjo është skandaloze.“, tha Era.