LIFESTYLE, 1 Shkurt 2020, 23:01

Anëtari i KLP kërkon kartolinat/ Ironia e ish-kryeministrit në rrjetet sociale

Letra zyrtare e anëtarit të KLP-së, Tartar Bazaj për mosmarrjen e kartolinave të urimit për Vitin e Ri u kthye në temë dite në Shqipëri, ndërsa opinioni publik e kaloi me nota të forta humori.

Shqetësimi i Bazaj, në një kohë kur qytetarët presin nga reforma në drejtësi dhe institucionet e dala prej saj, punë dhe rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ishte më shumë se qesharak.

Nisur nga kjo nuk mungon as ironia e ish kryeministrit Sali Berisha, i cili publikon një meme në Facebook-un e tij.