AKTUALITET, 10 Korrik 2025, 16:50

Zjarr i fuqishëm në Lushnjë, digjen disa toka dhe një parcelë me ullinj! Era e fortë favorizon flakët

Zjarr i fuqishëm në Lushnjë, digjen disa toka dhe një

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe me toka djerrë dhe shkurre në vendin e njohur si “Pushimi i Shoferit” në Lushnje, i ndihmuar nga erërat e forta.

Flakët kanë djegur edhe një parcelë me ullinj, me sipërfaqe rreth 4 dynymë.

Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse nga Lushnja, ndërsa banorët e zonës janë përfshirë në përpjekjet për shuarjen e zjarrit, duke ndihmuar me pompa uji për të mbushur zjarrfikëset dhe për të hedhur ujë mbi flakët.

Zjarri ka përparuar në drejtim të banesave të fshatit Krutje e Poshtme, që ndodhen shumë pranë vatrës, por aktualisht po bëhet gjithçka për të parandaluar përhapjen e tij.