TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbulohet emri i kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë e Beratit në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.
Socialistet do të shkojë në zgjedhje me Ervin Cecën, kryetari i komanduar i bashkisë zë Beratit.
Ceca mori detyrën në 13 mars, pasi Ervin Demo, kryetari që drejtoi bashkinë për 6 vite dhe dorëheqjen dhe kandidoi për deputet në zgjedhjet e 11 majit.
Ceca ka mbajtur postin e nënkryetar it dhe kryetarit të këshillit bashkiak.
Përveç kandidati të Beratit, publik gjithashtu është bërë dhe kandidatura e Bashkisë së Matit. Disa ditë më parë se Altin Bojni është kandidati i propozuar nga Partia Socialiste.
Si emri i Ervin Cecas ashtu dhe i Altin Bojnit, fillimisht duhet të kalojnë si propozime në Kryesinë e Partisë Socialiste për tu miratuar.
Ndërkohë kandidatura e Tiranës është bërë me dije që përpara shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë. Bëhet fjalë për Ogerta Manastirliun, e cila deri më tani përballë do të ketë Florian Binajn, i cili shpalli kandidaturën e pavarur e më pas mori dhe mbështetjen e Partisë Demokratike dhe të Shqipëria Bëhet.
Ndërkohë nga Partia Demokratike ende nuk ka emra të qartë për sa i përket kandidaturave për 5 qarqet e tjera. Më 9 nëntor, Shqipëria do të shkojë në zgjedhje të përkohshme për 6 bashkitë, Tiranë, Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë.