AKTUALITET, 10 Prill 2025, 16:16

Vrasja e shqiptarit në Itali, lihen në burg babë e bir! Shkak i sherrit, dyshohet një pronë në Shqipëri

Vrasja e shqiptarit në Itali, lihen në burg babë e bir!

Gjykata e Trevisos në Itali ka lënë në burg autorin e vrasjes së Vladimit Topjanës, Rogert Shotën dhe babain e tij Pren Shotën. Sipas të dhënave, shkak i sherrit mes tyre dyshohet se ka qenë një pronë në Shqipëri, konflikt i cili çoi në fundin tragjik.

Kujtojmë se Rogert Shota vendosi të dorëzohej pasi vrau me dy plumba me armë zjarri 43-vjeçarin Vladimir Topjana në klubin Bar Sporting Milan në Fontanafredda. Gjatë seancës, 34-vjeçari, i ndihmuar nga avokati mbrojtjës, ka bërë disa deklarata spontane pa treguar motivin e vërtetë. Babai i 34-vjeçarit,  Pren Shota, doli para gjykatësit i shoqëruar nga policia e burgjeve.

Pas deklarimeve të para para gjyqtarit, 66-vjeçari pretendon se nuk ka qenë i pranishëm gjatë debatit të parë i cili nisi në lokalin në Viale Repubblica në Sacile, ku sipas mediave italiane është shkaktuar për një toke mes dy familjeve në Shqipëri.

Pren Shota, sipas asaj që u tha hetuesve, ishte gati të largohej për të parë ndeshjen mes Romës dhe Juventusit, kur mori një telefonatë nga djali i tij, i cili i shpjegoi se çfarë ndodhi në Sacile. Fillimisht ata shkuan në të njëjtin lokal, por Topjana, shkoi për të vizituar kunatin e tij që banon pranë një vendi tjetër: Bar Sporting në Via Buonarroti.

Më pas babë e bir, me një Audi të bardhë, më pas u drejtuan për në Fontanafredda për të kërkuar Vladimir Topjanën dhe për të zgjidhur situatën. Debati u përshkallëzua pak më vonë. Preni, megjithatë, nuk ishte në dijeni se arma e djalit të tij ishte nxjerrë pasi viktima e kishte kafshuar në vesh. Në këtë moment është gjuajtur dy herë me armë, njëra prej të cilave ka goditur viktimën në kokë.