AKTUALITET, 10 Prill 2025, 13:05

Trump pezulloi për 90 ditë tarifat doganore, edhe BE tërhiqet nga kundër-tarifat. Von der Leyen: Do i japim një shans negociatave

Trump pezulloi për 90 ditë tarifat doganore, edhe BE tërhiqet nga

Bashkimi Evropian ka pezulluar për 90 ditë kundër tarifat e vendosura ndaj atyre të Donald Trump, për importet e mallrave amerikane.

Në një deklaratë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se BE-ja dëshiron t’i japë një shans negociatave, pasi edhe Trump njoftoi dje se do të kishte një pauzë 90-ditore për vendet e goditura nga tarifat më të larta të importit të SHBA-së.

Sipas BBC, 26 vende anëtare të BE-së, votuan për vendosjen e kundërmasave vetëm disa orë përpara se Trump të shpallte dje pauzën e tij 90-ditore për zbatimin e tarifave.

Sipas planeve të Komisionit Evropian, masat hakmarrëse do të futeshin në fuqi në tre faza duke filluar nga 15 prilli, për mallra me vlerë 3.9 miliardë euro që SHBA u shet vendeve të prekura të BE-së.

Një muaj më vonë, më 15 maj, një tjetër 13.5 miliardë euro mallra ishte planifikuar të ndikohej, e ndjekur nga 3.5 miliardë euro të tjera nga 1 dhjetori.

Këto tarifa ishin një përgjigje ndaj taksave prej 25% të importit që Presidenti Trump vendosi për të gjithë çelikun dhe aluminin dhe hynë në fuqi në mes të marsit. Ato u aplikuan si në BE ashtu edhe në pjesën tjetër të botës.