AKTUALITET, 9 Tetor 2025, 23:41

VRASJA E GJYQTARIT/ Luca: Ngjarja ka ardhur nga sistemi i drejtësisë dhe i pronave. Demalia: Për ligjin 7501 përgjegjës dhe fajtor është Berisha

VRASJA E GJYQTARIT/ Luca: Ngjarja ka ardhur nga sistemi i drejtësisë

Sipërmarrësi Gjergj Luca dhe analisti Ilir Demalia komentuan në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV ngjarjen e rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit, nga 30-vjeçari Elvis Shkambi.

Luca u shpreh se ngjarja e rëndë nuk është momentale, por është produkt i drejtësisë dhe pronave gjatë 35 viteve të fundit, ndërsa analisti Demalia u shpreh se është bërë krim dhe masakër me pronën publike, duke fajësuar Berishën si përgjegjës për ligjin 7501.

Pjesë nga biseda

Gjergj Luca: Më vjen keq për këtë konflikt, për ata familjarë që janë atje dhe kanë që në 92 janë aty dhe kërkojnë strehim, por më vjen keq edhe për ata njerëz që pretendojnë pronën. Nuk mendoj se ata njerëz kanë ikur të kërkojnë një gjë që nuk e kanë patur të merituar. Nuk mendoj se nga ajo krahinë nga vijnë, kanë shkuar të kërkojnë një gjë që nuk e kanë të vetën.

Jam i bindur që kjo ngjarje ka ardhur nga sistemi jonë 35-vjeçar i drejtësisë dhe pronave, është agravuar ndër vite dhe nuk është një gjë momentale.

Mua përshembull më kanë bërë copë disa portale, duke thënë jam i pari drogës, kam urdhëruar vrasje, kam vjedhur e me rradhë. Unë dal në rrjetet sociale dhe jap përgjigje, pasi u lodha, dola para SPAK, kërkova Dumanit që mua të më hetojë. Unë punoj kaq shumë dhe marr këtë respekt nga tallavaja. Pse me bien mua? Se unë nuk paguaj gjoba. Pse jo këtyre të tjerëve që kanë më shumë se mua? Vendosa të shkoj në gjykatë.  Më kanë marrë në telefon burra të mëdhenj të kombit tonë, më kanë thënë kemi edhe ne probleme me të. Unë nisem në Angli për ta ndjekur. I bëj mesazhe këtyre burrave të forë, i them jam në Angli, jeni dakord të ndjekim këtë maskara? Nuk ma hapi njeri telefonin. Kam ikur në Amerikë duke gjëmuar. Këtë domain e bëka portable, e çon në disa shtete. Mua nuk mund të më ikë jeta duke gjëmuar portale, nuk bie në nivelin e tij. Është një gjykatëse që ka marrë çështjen, ka 4 vjet, ikin këta të mitë në seancë, nuk vijnë ata. Tani kam 4 vjet që i kërkoj shtetit, të më tregojë se kush jam unë.

Ilir Demalia: Ti the e pamë veten lakuriq. Në rradhë të parë dua të shpreh ngushëllimet për të ndjerin, gjyqtarin, familjes së tij, por edhe atë që tha Sokol Sadushi, ishte vrasje e paralajmëruar. Këto zvarritje 35-vjeçare, mbivendosja e pronave, lejimi i zaptimit të pronave nga politika për grupe për të marrë vota, ka krijuar këtë tallava që është e pazgjidhshme çështja e pronave. Nu ka vend në botë, ku mund të përdoret termi “ish-pronar”. Ose je pronar ose nuk je. Vjedhja dhe batërdia është bërë nga të gjithë.

Kjo që ndodhi tani, fatkeqësisht i ndodhi këtij gjyqtari, që paska qenë njeri i mirë dhe babaxhan, u prehtë në paqe, por kjo ndodh si shkak e një stërmundimi të gjatë të një djali, që më vjen keq edhe për të se nuk më duket fytyrë krimineli. Mënyra si reagoi pas vrasjes, tregoi se u çlirua nga një ngarkesë e madhe emocionale.

Këtu ka shkundje të madhe të drejtësisë, sot Sokol Sadushi pranon se kjo tregon gjendjen e dobët të drejtësisë. SPAK zgjidh 0.3% të problemeve. 99.7% zvarriten nëpër gjykata.

Ne bëmë reformë, u shkurtuan trupat gjyqësore dhe sot kush ka mbetur ka ngarkesën e të gjithës.

Në një vend ku drejtësia është e vonuar, është e mohuar.

Për ligjin 7501 përgjegjës dhe fajtor është Sali Berisha. Është bërë një krim tjetër pastaj me pronën publike, është bërë masakër.