AKTUALITET, 13 Maj 2025, 19:52

Vota preferenciale në qarkun Kukës/ Isuf Çelaj i PD-ASHM drejt rikonfirmimit të mandatit! Kryeson përballë kandidatëve të tjerë

Vota preferenciale në qarkun Kukës/ Isuf Çelaj i PD-ASHM drejt

Qarku i Kukësit do të nxjerrë tre deputetë nga zgjedhjet e 11 majit, ku dy i takojnë Partisë Demokratike dhe një Partisë Socialiste.

Nga koalicioni PD-ASHM, kandidati Flamur Hoxha futet automatikisht, pasi është në listën e mbyllur, ndërsa drejt rikonfirmimit të mandatit është deputeti Isuf Çelaj, i cili ka marrë shumicën e votave preferenciale.

Deri tani, Isuf Çelaj ka marrë 6588 vota, i ndjekur nga kandidati tjetër Shkëlqim Shehu me 4072 vota dhe Elvira Peka me 2363 vota.

Ndërsa nga radhët e Partisë Socialiste në Kukës fiton mandatin Eduard Shalsi, i cili si drejtues qarku ishte ne listën e mbyllur.