TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për herë të parë Diaspora mori pjesë në votime, por ka pasur jo pak probleme që ardhjen e zarfeve e pastaj numërimit të tyre, një proces që po vijon në Parkun Olimpik.
Problematika kryesore lidhet me zarfet e ardhura nga Greqia, që me një vendim të KAS duhej të numërohen ashtu si të tjerat, por për momentin ende nuk ka nisur zbatimi i vendimit dhe kjo pritet të ndodhë vetëm ditën e nesërme
Mësohet se 2000 zarfe janë me probleme dhe ato do të rishikohen në fund të procesit. Ndërkohë kompania e postës DHL hedh poshtë pretendimet e PD për ndërhyrje në procesin dërgimit dhe ardhjes së zarfeve.
Sa i përket numërimit, janë numëruar rreth 1/3 e votave të Diasporës, 63082 nga 194889 në total. PS kryeson me 53.72%, ndjekur nga PD-ASHM me 28.99%. Nisma-SHB forcë e tretë me 8.37%, por që ende nuk po ndikon për të marrë një mandat të dytë në rang kombëtar.