AKTUALITET, 13 Maj 2025, 18:43

Numërohen 61 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ja sa vende marrin demokratët në Kuvend

Numërohen 61 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ja

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1221 qendra votimi nga 1282 gjithsej si dhe 16798 zarfe të diasporës nga 42384 gjithsej.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PS-ja kryeson me mbi 52 mijë vota më shumë duke blinduar 19 mandate.

Ndërsa demokratët me 144250  votat e marra deri tani kanë 14 mandate, duke ia rimarrë Partisë Mundësia.

Partisë së Agron Shehajt tashmë i ka mbetur 1 mandat, teksa ka grumbulluar 20567 vota.

Ndërkohë që në Parlament futet edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i Adriatik Lapajt.

 Numërohen 61 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ja