TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Alti Nallbati, vëllai i deputetit demokrat Bledion Nallbati, është shoqëruar në komisariat pasi dyshohet se, bashkë me Marsel Bucin dhe Trajan Çelikun, kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu në fshatin Vishocicë.
Ky i fundit ndodhej në arrest shtëpie kur u mor peng dhe u keqtrajtua në banesën e njërit prej tyre. Policia e Devollit është duke kryer kontrolle lidhur me ngjarjen. Alti Nallbati, bashkë me vëllain e tij deputet, u përfshinë në një ngjarje gjatë fushatës elektorale të 11 majit.