Vedat Muriqi ka lënë pas momentin “jo” në La Liga, teksa ka gjetur më në fund rrugën e rrjetës. Shqiptari i Kosovës, bëri heroin në duelin e sotëm ndaj Celta Vigo, duke shënuar golin e fitores 0-1 për Majorkën në këtë transfertë delikate.
Sulmuesi devijoi saktë topin në minutën e 85-të, pas asistit të Rodriguez, teksa i siguroi tre pikë të arta skuadrës së Majorkës. Ky ishte suksesi i parë në psë javë për ekipin e Muriqit, që është ngjitur në kuotën e pesë pikëve.
Për shqiptarin e Kosovës, ky ishte goli i parë në këtë sezon të La Ligës, ndërkohë që edicionin e kaluar shënoi 15 gola në 35 ndeshje.