SPORT, 16 Shtator 2023, 15:56

Jo vetëm Bonucci, Cristiano Ronaldo ngre padi kundër Juventusit për borxhe

Jo vetëm Bonucci, Cristiano Ronaldo ngre padi kundër Juventusit

Cristiano Ronaldo ka vendosur që ta padisë Juventusin lidhur me disa pagesa që klubi i ka mbetur borxh atij. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ylli portugez, i cili kaloi tre vjet në Torino, po kërkon t’i paguhen 19.9 milionë euro neto që iu premtua nga klubi kur pranoi të shtynte pagat e tij gjatë muajve të parë të pandemisë COVID.

Këto paga të shtyra janë pjesë e “manovrave të pagave” tashmë famëkeqe të Juventus-it, të cilat janë vazhdojnë të jenë objekt i çështjeve ligjore. Leonardo Bonucci gjithashtu nisi kohët e fundit një veprim ligjor kundër klubit, duke kërkuar dëmshpërblim pasi ai u pezullua nga skuadra e Massimiliano Allegrit.

Paulo Dybala, nga ana tjetër, ka arritur një marrëveshje me Juventus-in për rreth 3 milionë euro që i kishte borxh. Ai tani ka hequr dorë nga padia e tij në lidhje me kompensimin për mos vazhdimin e kontratës së tij pas marrëveshjes fillestare verbale.