AKTUALITET, 7 Dhjetor 2023, 17:06

U kap me 600 rrënjë kanabisi brenda banesës, pranga të riut shqiptar në Gjermani

U kap me 600 rrënjë kanabisi brenda banesës, pranga të riut

Policia gjermane ka arrestuar një 32-vjeçar shqiptar në Recklinghausen pasi në banesën e tij u gjetën rreth 600 rrënjë kanabisi.

Mësohet se policia ra në gjurmët e shqiptarit pasi fqinjët e tij kishin ndjerë aromën e bimëve narkotike dhe kishin njoftuar autoritetet.

Sipas mediave gjermane banesa ishte përshtatur për rritjen e kanabisit, ndërsa xhamat e dritareve ishin mbuluar për të fshehur aktivitetin ilegal.