AKTUALITET, 7 Dhjetor 2023, 14:30

Zbardhet axhenda e Kongresit të jashtëzakonshëm të PS, nga Drejtësia te Inteligjenca Artificiale! Ja gjashtë panelet

Zbardhet axhenda e Kongresit të jashtëzakonshëm të PS, nga

Të premten, Partia Socialiste  e Shqipërisë do të mbajë Kongresin, e cilësuar nga vetë mazhoranca si të jashtëzakonshëm, teksa është mësuar edhe axhenda.

Sipas agjendës të bërë publike, do të jenë gjashtë panele, ku do të diskutohet nga Reforma në Drejtësi e deri tek Inteligjenca Artificiale.

Bledi Çuçi gjatë ditë së sotme, foli për kongresin e nesërm, ku ndër të tjera tha se do të bëhet një përmbledhje e gjithë rrugëtimit të qeverisë dhe do të  reflektohet mbi gjërat që duhen të bëhen më mirë si dhe për projektin e Shqipërisë 2030.

“E jashtëzakonshme është se nuk është as zgjedhor dhe as sipas rutinës. Është një kongres që bëhet për të bërë një përmbledhje, për të reflektuar mbi gjërat që duhet të bëjmë më mirë dhe për të përcaktuar vizionin tonë për Shqipërinë e vitit 2030″ u shpreh Çuçi.