TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 30-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Gentjan Muça, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Gessopalen, provincën e Chietit në Itali. Sipas mediave vendase, traktori me të cilin po punonte u përmbys duke e zënë poshtë.
Pavarësisht ndërhyrjeve të shpejta të ekipit të shpëtimit, 30-vjeçari nuk mundi të mbijetonte. Muça punonte në një fermë të zonës dhe ishte duke vozitur përgjatë një rruge komunale kur për arsye të paqarta humbi kontrollin e traktorit, i cili u përmbys, duke përfunduar në një kanal dhe duke e shtypur.
Alarmi u ngrit nga një kalimtar i rastit. Prokuroria Publike ka hapur hetimet për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.