AKTUALITET, 24 Mars 2025, 15:08

U kap me kanabis në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Krujë

U kap me kanabis në makinë, arrestohet 26-vjeçari në

Një 26-vjeçar i identifikuar si Florian Kani është arrestuar nga Policia e Krujës, pasi në automjetin e tij janë gjendur 1890 fara narkotike të cilat dyshohet se do përdoreshin me qëllim kultivimi.

Blutë kanë sekuestruar paisje për kultivim të lëndëve narkotike.

"Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe kontrolleve të vazhdueshme të territorit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndërprerja”.

Si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi F. K., 26 vieç, banues në Krujë. Në vendin e quajtur “Rruga e Burrelit” shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin e automjetit me drejtues shtetasin F. K, dhe gjatë kontrollit të automjetit, në kofanon e automjetit i gjetën dhe sekuestruan 1890 fara narkotike, të cilat dyshohet se do përdoreshin me qëllim kultivimi.

Më tej, gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar paisje për kultivim të lëndëve narkotike.", sqaron policia.