AKTUALITET, 14 Dhjetor 2022, 17:14

Heqja e fashës 800KWh për energjinë/ Tabaku ironizon: Një muaj më parë refuzuan kërkesën time! Tani qeveria mori argumentet e opozitës dhe i vendosi “vulën” e saj

Heqja e fashës 800KWh për energjinë/ Tabaku ironizon: Një

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka ironizuar vendimin e ERE-s për heqjen e fashës 800KWh për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Përmes një postimi në Twitter, Tabaku thotë se ishte qeveria që një muaj më parë refuzoi kërkesën e saj për të hequr fashën, ndërsa tashmë bëri të njëjtën gjë që kërkoi deputetja demokrate.

Me tone ironike, Tabaku thotë se për këtë vendim ka luajtur një rol të rëndësishëm qeveria, pasi ishte ajo propozuesja e këtij vendimi.

Sipas saj, qeveria ka qenë e vëmendshme në mbledhjet e ERE-s ku ishte dhe opozita prezente. Tabaku shkruan se qeveria mori argumentet e opozitës, i paketoi dhe i propozoi me vulën e saj.

Postimi i Jorida Tabakut:

ERE ka miratuar heqjen e fashës 800 KWh një muaj pasi rrëzoi kërkesën time po për rrëzimin e kësaj fashe. Arsyet? Ato që paraqita unë një muaj më parë. Përse ERE miratoi kërkesën time një muaj më pas? Me siguri ndihmë në ndërgjegjësimin e institucionit të pavarur ka luajtur dhe propozuesi ri, qeveria. Kjo e fundit ka qenë e vëmendshme në mbledhjet e ERE ku opozita ishte prezente. Morri argumentet i paketoi dhe i propozoi me vulën e saj. KUDOS!

Heqja e fashës 800KWh për energjinë/ Tabaku ironizon: Një