AKTUALITET, 11 Janar 2023, 10:27

Shqiptari në Gjermani vritet nga ish-i dashuri i partneres

Shqiptari në Gjermani vritet nga ish-i dashuri i partneres

Një shtetas shqiptar nga Kosova, 31 vjeç, ka mbetur i vdekur nga një sherr që nisi para një banese në Freiburg të Gjermanisë më 7 janar. Siç raportojnë mediat gjermane, 31-vjeçari u vra nga ish-i dashuri i partneres së tij.

Nga hetimet e policisë kriminale të Freiburgut, rezultoi se i dyshuari 29-vjeçar me kombësi gjermane, i shoqëruar nga një familjar, ka shkuar në adresën e shtëpisë së ish-partneres së tij ditën e krimit. Një debat është zhvilluar para banesës, gjatë së cilës i dyshuari ka nxjerrë papritur armën, ka qëlluar në drejtim të ish-partneres së tij dhe më pas është larguar. Plumbat kapën kosovarin 31-vjeçar. Ai u dërgua në spital me urgjencë, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Një ditë më pas, autori u dorëzua në polici dhe tregoi vendin ku e kishte fshehur armën. I dyshuari ndodhet në paraburgim.