AKTUALITET, 4 Mars 2024, 19:01

Shpërthimi në magazinë që mori dy jetë njerëzish, dosja e prokurorisë: Deputeti Çela shkeli lejen e ndërtimit

Shpërthimi në magazinë që mori dy jetë njerëzish,

Në dosjen e prokurorisë për ngjarjen e shpërthimit në Lushnjë tre ditë më parë, theksohet se subjekti ka tejkaluar lejen e ndërtimit të dhënë nga bashkia Lushnjë.

Leja e miratuar nga Bashkia e Lushnjës ishte marrë në muajin shtator të vitit të shkuar dhe ishte një vjeçare. Në dosje thuhet se leja ndërtimore ishte për objekt 1 kat për tregtimin dhe magazinimin e materialeve te ndryshme në emër te Bujar Çelës me afat 1 vjeçar, por që pas aktit të konstatimit të datës 2 mars (ditën kur ndodhi tragjedia) nga Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit bashkia Lushnje ka rezultuar se subjekti që ka kryer punimet ne objekt ka tejkaluar lejen e ndërtimit të dhënë nga Bashkia Lushnje.

“Nisur nga hetimet paraprake të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier  ka rezultuar se për objektin ku ka ndodhur shpërthimi, nga Bashkia Lushnje, në muajin shtator 2023 është miratuar leja ndërtimore për objekt 1 kat për tregtimin dhe magazinimin e materialeve te ndryshme në emër te shtetasit Bujar Çela me afat 1 vjeçar, por që pas aktit të konstatimit të datës 02.03,2024 nga Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit bashkia Lushnje ka rezultuar se subjekti që ka kryer punimet ne objekt ka tejkaluar lejen e ndërtimit të dhënë nga Bashkia Lushnje.

Sipas prokurorisë, rezulton se jemi para veprave penale të Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, Shkatërrim i pronës nga pakujdesia dhe ndërtimit të paligjshëm.

Për sa më sipër nga tërësia e materialeve hetimore të deritanishme rezulton se jemi para veprave penale të Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë parashikuar nga neni 289/2 të Kodit penal, Shkatërrim i pronës nga pakujdesia të parashikuar nga neni 161 i K.penal dhe ndërtimit të paligjshëm të parashikuar nga neni 199/a  i Kodit penal.

U kryen te gjitha veprimet e para hetimore dhe materialet i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Përgjithshëm Fier, për veprat penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë parashikuar nga neni 289/2 të Kodit penal, Shkatërrim i pronës nga pakujdesia të parashikuar nga neni 161 i K.Penal dhe ndërtimit të paligjshëm të parashikuar nga neni 199/a  i Kodit penal”, -thuhet në dosje.