AKTUALITET, 4 Mars 2024, 16:46

Beleri letër nga burgu ambasadorit të BE dhe atij të SHBA: Nuk besoj që keni investuar për një drejtësi që i shërben pushtetit politik

Beleri letër nga burgu ambasadorit të BE dhe atij të SHBA: Nuk

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri nëpërmjet një letre të hapur për ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë dhe të ngarkuarin me punë të ambasadës amerikane, ku thekson midis të tjerash prej 12 majit të vitit të shkuar ndodhet në paraburgim dhe prej atëherë nuk i lejohet të bëjë betimin.

Sipas tij, SPAK i ka vënë në dispozicion provat “që provojnë atë që unë kam deklaruar që ditën e arrestimit tim, që isha viktimë e veprimeve arbitrare të paligjshme të policisë, të ndikuara nga shprehjet e hapura ofenduese dhe fyese të Kryeministrit ndaj meje”.

Në letër, Beleri thekson se policia e vuri nën përgjim atë dhe stafin e tij për 5 ditë me radhë dhe duke qenë se nuk zbuluan veprime të kundraligjshme, sajuan dëshmitarë të rremë që deklaroi se; “i kisha propozuar të blinte vota në emër tim. Jam në burg, sepse policia dhe prokuroria Vlorë, falsifikuan dokumente që të vendosnin dëshmitarin e rremë në dy vende në të njëjtën kohë, të paktën tre herë, që të justifikonin arrestimin tim”.