AKTUALITET, 19 Nëntor 2023, 13:56

Shpërthimi me tritol i lokalit në Kamzë, arrestohet njëri nga autorët e dyshuar

Shpërthimi me tritol i lokalit në Kamzë, arrestohet njëri

Është arrestuar një nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Kamëz, ku iu vendos një sasi tritoli një lokali të marrë me qira në zonën e Kamzës nga një 24 vjeçar.

Policia njofton se i arrestuari është një 58-vjeçar me iniciale B.M.

“U arrestua B. M., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se është njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në rrugën “Donald Trump”, në Kamëz, ku shpërtheu lëndë plasëse”. 

Ngjarja ndodhi një ditë më parë rreth orës 04:25, në rrugën “Donald Trump” dhe lënda plasëse u vendos në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga 24-vjeçari, Oltjon Muçaj.

Në kamerat e sigurisë shihet një prej autorëve që zbret i maskuar nga makina, hedh lëndën plasëse dhe kthehet me vrap drejt mjetit, që më pas largohet me shpejtësi nga vendngjarja.

Sipas hetimeve ka rezultuar sa targat e automjetit tip Audi janë në pronësi te personit të arrestuar. Ai ka kyçur gojën para oficereve te policisë duke mos dhënë asnjë detaj. Dyshohet se ai mund te këtë qene shoferi, por megjithatë policia ende nuk e ka te qarte rolin e tij. Grupi hetimor, thotë se është pranë identifikimit dhe të personit qe shfaqet ne video teksa ndez fitilin e tritolit dhe e hedh tek lokali.