AKTUALITET, 13 Maj 2022, 13:12

“Serbia po përgatitet për gjenocide të reja”- Paralajmërimi i fortë i Berishës: Dosja e Vuçiç të dërgohet në Hagë! Rama kur takohet me të huajt i thonë…

“Serbia po përgatitet për gjenocide të reja”-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se Serbia po përgatitet për të tjera gjenocide.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha u shpreh se do të kërkojë që dosja e Vuçiç të përgatitet për në Hagë.

Sipas Berishës, Rama është mbështetësi më i madh i Vuçiçit, madje ai thotë se ndërkombëtarët habiten me qëndrimin që ai mban ndaj Presidentit Vuçiç.

“Ai vazhdon të marrë raketa kineze, tanke ruse dhe të përgatitet për gjenocid të ri dhe unë do të kërkoj që dosja e tij të përgatit për në Hagë, njëri që i

Njeriu që mbështet më shumë Vuçiç është Rama. Kur takohet me udhëheqës të huaj i thonë, e shohin me habi si ky e mbron Vuçiçin. Ky hiqet sikur është padron i Vuçiçit.

Po bëj gjithçka që Serbia të paditet për gjenocid.

Serbia po përgatitet për gjenocide të reja dhe ne nuk do të ulim kokën. Nëse do të ndërmarrë aventura do të marrë përgjigjen që meriton”, tha Berisha.