AKTUALITET, 24 Shkurt 2022, 23:22

Ku janë 430 milionë euro të inceneratorëve? Flet gazetari Elvi Fundo

Ku janë 430 milionë euro të inceneratorëve? Flet gazetari
Elvi Fundo në TPZ

Gjatë Komisionit Hetimor për Inceneratorët, kryeministri Edi Rama, deklaroi se shifra 430 milionë euro që përdor opozita është spekulative. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, gazetari Elvi Fundo, deklaroi se 430 milionë euro janë sipas studimit të fizibilitetit të vetë kompanisë, ndërkohë që për 30 vite parashikohet që fitimi të jetë 120 milionë euro. 

"Në Elbasan nuk ka incenerator të mirëfilltë por kaldajë me naftë. Do ti kushtojë Bashkisë së Elbasanit 110 milionë euro. Do të jap një të dhënë, që komisioni hetimor nuk e sqaroi, ku u gjetën 430 milionë euro.

Nuk janë paguar, janë 430 milionë euro sipas studimit të fizibiitetit të kompanisë, që kompania vetë ka dorëzuar.

Nga këto 120 milionë euro do t’i kenë fitim në 30 vjet", tha Fundo.