TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neritan Sejamini thotë se kryeministri Rama ka marrë një goditje të rëndë nga skandali "McGonigal", por nuk mund të rrëzohet me ngut, siç kërkon opozita.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini tha se opozita duhet të jetë serioze dhe të nxjerrë fakte dhe jo të bëjë ekzagjërime apo fake news. Po kështu, opozita duhet të punojë për të dalë nga izolimi në raport me faktorin ndërkombëtar.
"Kjo situatë ku jemi është problematike për zotin Rama dhe është mundësi për opozitën. Kjo nuk është gjë që zgjidhet tani, sot për sot. Ky skandal vështirëson marrëdhëniet e Ramës me të huajt. Të gjithë do të jenë pak më të tërhequr, nuk do të mbrojnë dhe të flasin se zoti Rama po lufton korrupsionin. Ramës i iku një atu e madhe që kishte ngritur. Deri sot opozita ka qenë e izoluar nga ndërkombëtarët. Opozita duhet të fillojë të komunikojë me të huajt.
E dyta, opozita mund të bëjë shumë gjëra sa i përket hetimit të çështjes në Shqipëri. Këtu ka probleme që duhen hetuar në Shqipëri. Jam i bindur se janë shkelur edhe ligje shqiptare.
E treta, edhe sikur të biem dakord se nuk ka shkelje ligji, janë shkelur standartet bazë të politikës, moralit, marrëdhënieve ndërkombëtare.
Ka shumë që mund të bëjë opozita këtu. Është punë e gjatë që bëhet me fakte dhe seriozitet.
Nëse opozita bën protesta me ngutin se do ta rrëzojë tani Ramën, nuk është strategjia e duhur. Rama ka marrë goditje të rëndë, që e dobëson, por nuk rrëzohet tani nga pushteti.
Rama rrëzohet në zgjedhjet e ardhshme", deklaroi Sejamini.