TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Enton Abilekaj, ka folur për skandalin e ish agjentit të FBI, Charles McGonigal dhe mënyrës se si u përdor për të goditur Partinë Demokratike, për tu dukur sikur në Shqipëri kishte një parti që financohej nga rusët.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Abilekaj tha se problemi më i rëndë me McGonigal është tentativa e qeverisë për të goditur opozitën, duke njollosur kështu edhe Shqipërinë.
"Ne mund të shfajësojmë secilin nga këta. Por ne kemi një dosje që na thotë ndryshe. Na thotë që ky, Mcgonigal, çdo muaj takonte Edi Ramën.
Problemi i këtij njeriu nuk ishte se mashtronte budallenjtë këtu, këta të dorës së pestë, por problemi është që ky në SHBA, me informacione nga zyra e Ramës, ka bërë kazus kundër Shqipërisë. Srpse thuhet se në Shqipëri janë dhënë para ruse për të ndikuar Putini. Dhe ky kazus ka qenë fake. Ne e dinim që ishte çështje fallco dhe habiteshim se si në SHBA kjo po hetohej. Për shkak të asaj kompanisë Biniata, që kishte infrastrukturë ruse, thoshim hajd se po hetojnë, por ishte një gjë fake. Kur Berisha e përdori kundër Bashës, e thamë se Berisha po njollos partinë e tij, për shkak të një sherri me Bashën. Tani shohim që kryeministri ka njollosur vendin e tij, për shkak të një sherri personal.
Kemi një çështje, të një njeriu që është përdorur për të ngritur akuzë kundër Shqipërisë. Ata po e hetojmë për 100 gjëra zotërinë, por ai ka bërë edhe biznes këtu. Në këtë biznes ka ndikuar se si një kompani austriake, që akuzohej padrejtësisht për lidhje me Rusinë, të largohet nga vendi dhe pastaj erdhën vërtetë rusët.
Kjo është punë shumë serioze sepse pastaj erdhën rusët, gjasme në emër të një amerikani. Ka marrë shpinim e tre zonave të naftës. Një biznes i Gaz Promit, ka ardhur ka marrë naftën dhe kanë çarë ferrën", deklaroi Abilekaj.