AKTUALITET, 16 Korrik 2025, 12:05

Rama dha 'ultimatum', vazhdon ‘vala’ e dorëheqjeve: Largohen drejtorët e bashkisë së Roskovecit dhe 5 administratorët

Rama dha 'ultimatum', vazhdon ‘vala’ e dorëheqjeve:

Edhe bashkia e Roskovecit është përfshirë në një ristrukturim të brendshëm pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama. Burime nga PS në qarkun e Fierit bëjnë me dije se prej dy ditësh, drejtorët e bashkisë dhe 5 administratorë kanë nisur të dorëzojnë dorëheqjet te kryebashkiakja Majlinda Bufi.

Reforma në administratë pritet që të përfshijë edhe bashkitë e tjera të vogla si Mallakastra, Patosi e Divjaka.

Kujtojmë që një ditë më parë pati largime masive edhe në zona të tjera të vendit. Në Selenicë u dorëhoqën 5 kryetarët e Njësive Administrative.

Largime u raportuan edhe në bashkinë e Vaut të Dejës, ku dorëzuan pranë kryebashkiakut Kristian Shkreli dorëheqjet 2 zëvendës kryetarët e bashkisë, 5 administratorë dhe drejtorët.

Në Lushnje, një ditë më parë u dorëhoqën, 13 drejtorët e bashkisë, 10 drejtues të Njësive Administrative si edhe 5 drejtues të tjerë. Në Krujë u dorëhoqën gjithashtu administratorët e 5 Njësive, 2 nënkryetarët e bashkisë dhe drejtuesit e drejtorive.

“Furtunë” pati edhe në qarkun e Dibrës, ku 35 drejtues të Njësive Administrative dorëzuan dorëheqjet.

Një aksion i tillë, i njoftuar nga kryeministri Edi Rama, ka për qëllim ‘rifreskimin’ e këtyre institucionev