TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e Renis Dobrës në Mat rreth një javë më parë. Renis Dobra raportohet se ka qenë pjesë e një grupi strukruruar kriminal dhe është dënuar në Gjermani për shpërndarje të lëndëve narkotike.
“23-vjeccari u vra me strangulim, mbytje. Makina dhe automjetit u hodhën në liqen, por se trupi ka dalë nga makina e nuk ra në ujë.
4 personat nuk ishin veshur me uniformë policie dhe nuk kanë përdorur shenja që lidhen me policinë.
23-vjeccari ka qenë i dënuar për shpërndarje droge në shtetin Gjerman dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, dyshohet se vrasja e tij ka ardhur pikërisht për mosmarrëveshje në lidhje me trafikun e drogës.
Gjatë operacionit u shoqëruan katër persona ndërsa vijon puna për kapjen e personave të tjerë të lidhur me ngjarje,
U sekuestruan 20 celularë 7 automjete, drogë dhe prova të tjera që do t’i shpërbejnë hetimit”, u tha në konferencë.
Sipas policisë, 23-vjeçari që u rrëmbye dhe më pas u mbyt me litar ka pasur konflikte për prishje të pazareve të drogës me 4 autorët e dyshuar, Petrit Çakrri, si edhe 3 vëllezërit, Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj.
Policia: Renis Dobra, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në Gjermani! Zbardhet arsyeja e vrasjes së 22-vjeçarit
Renis Dobra është marrë peng dhe u mbyt përmes strangulimit, mbytje me litar.
Autorët pas vrasjes e kanë hedhur automjetin bashkë me trupin e pajetë me qëllim të mjeti dhe trupi të binin në liqenin e Ulzës. Por gjatë rënies trupi i pajetë i 23 vjeçarit ka mbetur pa rënë në liqen, ndërsa automjeti është gjetur në liqen.
Nga informacionet e siguruara 4 personat që morën pjesën në vrasjen e tij nuk kanë qenë të veshur me uniformë policie dhe nuk kanë përdorur logo policie dhe nuk kanë përdorur logo policie.
23 vjeçari ka qenë i dënuar në Gjermani për shpërndarje të lëndëve narkotike, anëtar i një grupi të strukturuar kriminal dhe dyshohet se 4 shtetasit e lartpërmendur kanë pasur mosmarrëveshje që lidhen me veprimtarinë e narkotikëve
Në kuadër të operacionit u arrestuan:
P. C 55 vjeçar, banues në Tropojë
F.B, 34-vjeçar, i arrestuar në zonën e Astirit
U shpallën në kërkim dy vëllezërit e shtetasit F. B.