AKTUALITET, 18 Tetor 2023, 22:00

Atentat ndaj një të riu në Tiranë, disa persona i bllokojnë rrugën me makinë dhe qëllojnë me armë

Atentat ndaj një të riu në Tiranë, disa persona i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure (18 tetor) në Tiranë.

Mësohet se është tentuar të bëhet atentat ndaj një të riu.

Dyshohet se disa persona, i kanë bllokuar rrugën dhe kanë qëlluar me armë drejt makinës ku ndodhej i riu, me iniciale H.Xh. i cili shoqerohej edhe nga një vajzë.

Për fat të mirë, plumbat nuk kanë prekur askënd.

Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.