AKTUALITET, 11 Prill 2024, 12:28

Protesta kundër Erion Veliajt, revoltohet qytetari: Ta nxjerrim këtë horr nga bashkia!

Protesta kundër Erion Veliajt, revoltohet qytetari: Ta nxjerrim

Një qytetar ka shprehur revoltën e tij në protestën që po mbahet paraditen e kësaj të enjte në Bashkinë e Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Veliaj.

“Hajdutët më të mëdhenj të historisë, ta nxjerrim këtë horr nga bashkie”,- shprehet qytetari mes të tjerash.

Protestuesi: “Jam pensionist. Vetëm pensionistët që janë marrin 50 mijë lekë të qelbura, të vijnë këtu, ta nxjerrim këtë horr prej bashkie. Ka marrë fund këtu, se këtyre u kanë shpërthyer ujërat! Po ujërat e këqija, fekalet, më falni për shprehjen. Të hidhen në koshin e mbeturinave të popullit shqiptar! Sepse paskan qenë hajdutët më të mëdhenj të historisë”.

Mirëpo ka një diçka. Ne paskemi qenë pensionistë të varfër shpirtërisht dhe moralisht. Të më falin miqtë e mi dhe shokët e mi, vetëm me ata e kam. Si ka mundësi dje, ne festuam Fitër Bajramin, por ama kemi para një Bajram të madh, që quhet Kurban Bajrami dhe po nuk u bë “kurban”  nga ky popull, një person këtu, kot e kemi.”