TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qytetarët kanë hedhur mollë në drejtim të godinës së Bashkisë, gjatë protestës që po mbahet paraditen e kësaj të enjte ku kërkohet dorëheqja e Veliajt pa skandalit “5D” ku u arrestuan tre nga drejtorët e tij, mes tyre dhe Redi Molla.
Në pamjet duket momenti kur protestuesit hedhin mollët drejt Bashkisë. Gjithashtu këshilltarët e opozitës i kanë drejtuar një kërkesë drejtueses së Këshillit Bashkiak për mbledhje urgjente në lidhje me skandalin në Bashkinë e Tiranës me drejtues Veliajn.
Kujtojmë se kjo është protesta e dytë që po mbahet për të njëjtën çështje, pas asaj të datës 5 prill të organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.