TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këshilltarët bashkiakë janë lejuar të kalojnë perimetrin e vendosur nga policia para Bashkisë së Tiranës, por dera kryesore e bashkisë është e mbyllur.
Bashkia u mbyll 30 minuta para nisjes së protestës. Këshilltarët po presin që dikush t’i hapë derën.
Këshilltari i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në Bashkinë Tiranës, Tedi Blushi tha për mediat se do të hyjnë me çdo çmim në institucionin e bashkisë.
"Nuk tërhiqemi, qoftë edhe duke u përballur me këta banditë me uniformë që na ndalojnë të bëjmë detyrën. Nuk jemi këtu për show, por për të dorëzuar kërkesat.
Vocaj ka marrë urdhër nga Erion Veliaj, e pohoi vetë që të mos na lejojë që të hyjmë në institucion
Do të hyjmë me çdo çmim në këtë institucion"-tha Blushi.
Këshilltari i PD, Ilir Alimehmeti, në një prononcim për mediat tha:
“Ku shkojnë fondet e Tiranës?! Marrin fondet tonë dhe i përdorin. Këta drejtues nuk janë drejtues administrate thjesht, por janë drejtues politikë, bashkëpunëtorë të ngushtë Erion Veliajt.
Ku shkojnë këto fonde?! Kërkojmë audit të jashtëm për të gjitha fondet që shpenzohen në këtë drejtim në bashkinë e Tiranës për periudhën që nuk është kontrolluar nga KLSH. Kërkesë e thjeshtë, kërkesë e qartë antikorrupsion”, tha ai.