AKTUALITET, 27 Maj 2024, 11:54

Dyshohet se fshiu mesazhet e polices së vetëvrarë, lirohet nga qelia Endri Nika

Dyshohet se fshiu mesazhet e polices së vetëvrarë, lirohet nga

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për E. N., i dashuri i efektives që vrau veten më 24 Maj me armën e shërbimit në banesën e marrë me qira në zonën e Ali Demit.

28-vjeçari u arrestua nën akuzën se kreu veprime që pengonin zbulimin e të vërtetës, por togat e zeza e kanë liruar nga qelia.

I riu nga Kamza raportohet se pasi partnerja e tij 21-vjeçare ka qëlluar veten ka shkuar në banesë ku e ka gjetur të pajetë.

28-vjeçari fillimisht ka fshirë mesazhet që kishte shkëmbyer me efektivin e policisë në telefonin e saj dhe më pas ka telefonuar policinë për ngjarjen e ndodhur.

Babai i 28-vjeçari mësohet se ishte gjithashtu efektiv policie dhe punonte në të njëjtin komisariat me të dashurën e tij.

Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes, më 24 maj, rreth orës 18:30, në rrugën “Todi Shkurti”.

Efektivja Aldorjana Loshi, prej një viti e gjysmë punonte në komisariatin e policisë nr.5 në Kamëz dhe nuk kishte shfaqur asnjë shenjë depresioni.

Debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund ta ketë çuar 21-vjeçaren drejt këtij akti të rëndë.