AKTUALITET, 3 Mars 2024, 13:04

Policia arreston konkurentin e Big Brother Vip, një ditë pasi hyri në shtëpi

Policia arreston konkurentin e Big Brother Vip, një ditë pasi hyri

Liam Osmani, i njohur për publikun si Liam Mandiaro u bë pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip Albania 3 mbrëmjen e djeshme.

Sipas policisë ditën e sotme ai është ndaluar në shtëpi pasi ishte i dënuar më 23 shkurt të 2022 me 2.6 vjet burg për veprën penale "Mashtrimi".

44-vjeçari në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Njoftimi i policisë: 

Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3.

Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale "Mashtrimi".

Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.