AKTUALITET, 24 Maj 2022, 20:25

Tifozët e Fejnordit rrahin brutalisht qytetarin në Tiranë, transportohet në spital

Tifozët e Fejnordit rrahin brutalisht qytetarin në Tiranë,
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Një shtetas shqiptar është rrahur në mënyrë brutale nga tifozët e ekipit të Feynordit.  

Ai është transportuar në spital. Ngjarja ka ndodhur te zona e “9-katësheve” në kryeqytet.

Mësohet se tifozët e Fejnord kanë qenë në gjendje të dehur. Tetë prej tyre janë shoqëruar nga policia. 

Shtetasi shqiptar, po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Tifozët e Fejnordit rrahin brutalisht qytetarin në Tiranë,

Reagimi i policisë:

Më datë 24.05.2022, te kafe "Europa" disa shtetas holandez (tifozë), në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç.

Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar shtetasi A. G., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 8 shtetas holandezë. Grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.