TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtohen akuzat ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro. Si një i arrestuar prej gjashtë muajsh për shpërdorim detyre, në mbyllje të hetimeve ish-zyrtarit i është komunikuar edhe akuza e fshehjes së pasurisë.
Akuzat e shpërdorimit të detyrës në dy raste dhe të fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurive, u pranuan zyrtarisht. Në mbyllje të hetimeve SPAK thotë se Goro pa kryer asnjë verifikim ka përcjellë dokumente tërësisht të falsifikuara për regjistrimin e përmbi 5 mijë metrave katrorë tokë bujqësore që ishin në pronësi shtet dhe që kaluan në favor të Stavri Mëhillit, i cili menjëherë pas kësaj lëvizjeje ka kryer transaksionin duke e regjistruar pasurinë në adresë të shoqërisë që ka si administrator bashkëshortin e Olta Xhackës.
Episodi i dytë është ai i zhvendosjes dokumentare të 5080 metrave katrorë tokë bujqësore duke i mbivendosur në pronësi të shtetit. Veç akuzave zyrtare Jorgo Goro është person nën hetim edhe për një dosje të dytë, mbasi siç dyshohet ai shpërdoroi detyrën duke i dhuruar katër dynymë tokë ish-kryebashkiakut të Himarës Arqile Bollano, i cili nga ana e tij këmbëngul se pronën e kishte fituar si përdorues faktik.