AKTUALITET, 10 Shtator 2024, 15:44

“I vrava se u zunë me djalin”, zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar të krimit të dyfishtë në Fier

“I vrava se u zunë me djalin”, zbardhet dëshmia e autorit

“I vrava se u zunë me djalin”. Këto ishin fjalët e para në polici të autorit të vrasjes së dyfishtë në Fier, 49-vjeçarit Altin Kuka.

Pasi u shoqërua në komisariat, Kuka deklaroi se viktimat, xhaxha dhe nip, Ladimir dhe Gramoz Kurtaj ishin konfliktuar me djalin e tij, disa ditë më parë.

Kjo u bë shkak që vetë 49-vjeçari të debatonte fillimisht me dy personat, të cilët më pas i qëlloi për vdekje me kallashnikov.