TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Flakët e zjarrit përfshinë mjediset e spitalit “Covid3” në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në kryeqytet këtë të shtunë.
“News 24” raporton se zjarrfikësit që mbërritën në vendin e ngjarjes vunë në kontroll flakët.
Mësohet se në këtë spital nuk ka pacientë që po trajtohen.
Dyshimet e para janë që zjarri ka rënë në një zyrë të administratës për shkak të një ngrohëseje të ndezur.
Nga ngjarja nuk ka të lënduar dhe situata në këtë spital po i kthehet normalitetit.