AKTUALITET, 26 Nëntor 2021, 21:27

Aksidentimi i eskortës së Berishës, reagon policia

Aksidentimi i eskortës së Berishës, reagon policia

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentimin e eskortës së Sali Berishës në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras.

Makina ku udhëtonte Sali Berisha dhe tre të tjera shoqëruese të tij po udhëtonin njëra pas tjetrës në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras pas takimit të Foltores në Kurbin.

Një makinë e cila ka dalë nga një karburant është futur kundërvajtje në autostradë duke dalë ballë për ballë me vargun e makinave të eskortës së Sali Berishës.

Raportohet se makina udhëtonte ish-kryeministri ka mundur të devijojë pa u aksidentuar po kështu kanë mundur të shmangen edhe tre makinat e tjera shoqëruese, ndërsa makina e katërt ka frenuar fort.

Për pasojë, makinën e katërt të eskortës së Berishës e ka goditur një tjetër makinë nga pas.

Drejtues mjetit me targa kosovare është Ard Mulliqi dhe drejtuesi tjeter Sali Lozi.


Kurbin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B.

Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.