AKTUALITET, 7 Mars 2022, 12:22

"Nuk kam humbur asnjë garë në jetën time!"/ Lulzim Basha "shastis" gazetarët

"Nuk kam humbur asnjë garë në jetën time!"/
Lulzim Basha

Pas humbjes së thellë të zgjedhjeve, ku e katandisi Partinë Demokratike në forcë të tretë, Lulzim Basha ka dalë para gazetarëve, duke lëshuar disa deklarata të pabesueshme. 

Ai tha se procesi i 6 marsit ishte "anomali e anomalisë" dhe shtoi se ai "nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij"! 

Basha u mbrojt disa herë duke thënë se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe se pjesëmarrja ishte vetëm 30 përqind.

Por gazetarët insistuan se ai është arsyeja kryesore se përse është kjo pjesëmarrje e ulët.

Pikërisht në këtë moment, Basha i befasoi të pranishmit kur tha se nuk ka humbur asnjë garë në jetë edhe pse deri sot numëron plot 5 humbje rresht. 

“Jam përballur me masakra zgjedhore, por unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time. Sot nuk po flasim për mua. Trekëndëshi i Bermudës gjithçka e ka për interesa personale. Lufta ime nuk është për fatin tim personal, por për shqiptarët. Kush më kërkon të braktisë këtë betejë, do të zhgënjehet!”, tha Basha.