AKTUALITET, 6 Mars 2025, 23:27

Noka: Do të kërkojmë edhe votat e tradhtarëve, që të rrëzojmë Edi Ramën

Noka: Do të kërkojmë edhe votat e tradhtarëve, që

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv se PD do të bashkojë votat edhe me "tradhtarët", në synimin që të rrëzohet Edi Rama. Duke iu përgjigjur analistit dhe sociologut Ergys Mërtiri se mos po humbasin vota nga mbështetësit e SPAK-ut, ndërsa e godasin dhe thonë se do ta shkrijnë, Noka iu përgjigj që t’i bëjë të fala SKAP-it, siç i thotë Berisha.

Pjesë nga biseda

Noka: Më 11 maj pushtetin e merr Sali Berisha dhe koalicioni për një Shqipëri Madhështore dhe ne do ta bëjmë Shqipërinë Madhështore.

Mërtiri: Këtë do ta shohim, por nëse ju jeni kaq të sigurtë, nëse keni Trumpin me vete dhe ju thoni shqiptarëve se nuk është më Soros, se Rama është i mbaruar, pse bëni koalicion me 2 vota këtu, 5 vota atje, se imazhi që përcjell është se ju jeni aq dobët sa keni nevojë për votat e 2-3 njerëzve që kanë votat e familjes.

Noka: Kjo që thua ti është përbuzje. Ne jemi parti që vlerësojmë dhe respektojmë çdo votë dhe do të gjurmojmë deri më 11 maj, çdo votë.

Mërtiri: Edhe te ata që ju kanë tradhtuar?

Noka: Të gjithë, votën e çdokujt, mjafton që të rrëzojmë Edi Ramën. Nuk do të kërkojmë votë krimi, votë droge.

Mërtiri: Pa votat e këtyre e rrëzoni dot?

Noka: Kurrë aleancë me krimin dhe drogën. Ne kemi në program zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit.

Mërtiri: Nëse thua se nuk përbuz asnjë votë, sondazhet të thonë se institucioni më i besueshëm në Shqipëri është SPAK-u. Ju pse dilni dhe bëni luftë ndaj SPAK-ut, duke humbur vota të njerëzve që besojnë te SPAK-u?

Noka: Ergys, bëji të fala SKAP-it, ne do të mundim Edi Ramën tani.